Këlliçi paralajmëron protestën e radhës: Veliaj duhet të arrestohet!

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, njoftoi në median sociale se të premten rikthehen protestat përpara Bashkisë së Tiranës.

“Rikthehemi në protestë!

Të dashur miq, të premte, datë 10 janar, ora 11:00, protestojmë së bashku për të 41 herë përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë.

Kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal, që ka marrë peng bashkinë e kryeqytetit dhe buxhetin e bashkisë Tiranë, duhet të largohet një orë e më parë nga zyra e kryebashkiakut!

SPAK, pas komunikimit zyrtar të 4 akuzave penale, duhet menjëherë të vendosë masë sigurie ndaj kreut të 5D, në mënyrë që të ndalet prishja e provave në bashkinë Tiranë dhe vjedhja e përditshme e parave të qytetarëve të Tiranës!

Bashkë do ia dalim!”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kushtetuesja la në fuqi vendimin e pezullimit! Ne jemi të përkushtuar në kryengritjen paqësore të shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e …