Berisha: SHISH ka vendosur regjistruesit në tavolinat ku qëndronin kriminelët, aty është ulur Majko! Provat i ka SPAK-u

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë të tjera detale, lidhur me akuzat publike të tij ndaj eksponentëve socialistë, Pandeli Majo dhe Taulant Balla.

Majko, sipas Berishës, u përgjua Majko nga SHISH, ndërsa në rastin e Taulant Ballës, prokurori i Elbasanit fshiu regjistrimet

“Provat i ka SPAK-u. SHISH ka dërguar ekipe nga Tirana në ndjekje të trafikantëve të armëve dhe drogës, dhe ata kanë vendosur regjistruesit. Dhe aty kanë marrë leje në gjykatë dhe ajo i ka firmosur lejet përkatëse.

Në ato tavolina ku qëndronin këta kriminelët është ulur Majko, Ardian Çela i OSHEE-së. Aty ata janë pataksur nga biseda.

Përgjimet janë të ligjshme pavarësisht se është përfshirë një deputet, por regjistrimet kanë vazhduar ku ndaheshin detyrat ku do të bliheshin shtyllat centrifugale që kushtonin 70-80 mijë euro dhe në tendera janë firmosur 500 mijë euro.

I ka kërkuar takim drejtueses së SHISH-it dhe kjo nuk i pret. Nuk ishte ngarkuar SHISH-i i Kukësit, pasi mund të implikoheshin dhe janë realizuar nga ekspertët e Tiranës.

Dhe tani Pandeliu i thotë SHISH-it a më keni regjistruar apo jo dhe i thotë që i ka SPAK-u, dhe pas kësaj oficeri i SHISH-it është shkarkuar menjëherë.

Taulant Balla, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, se ai është një kriminel shumë i rrezikshëm. I gjithë agresiviteti merret pikërisht nga mbështetja politike.

Taulant Balla bën marrëveshje, ata i thonë na burgos këta dhe votat i ke. Por për t’i burgosur këta, ërveç angazhimit të tij duhej policia, prokuroria dhe gjykata. Çfarë bëri prokurori Kreshnik Ajazi, vuri të vëllanë të katërtin në listë për deputetë Besjan Ajazin, dhe i arrestoi direkt. Kreshniku ka fshirë regjistrimet ku Balla rezulton i përfshirë në akte kriminale.

Dhe këto i kam nga burime të sigurta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …