Argita Malltezi ka folur pasi është paraqitur në SPAK. Ajo në deklaratë e sja para gazetarëve ka sqaruar se për çfarë ishte thirrur dhe ka shprehur mosbesim se SPAK do të zbardhë çesshtjet për të cilat ka bërë kallëzim.
Deklarata e plotë pas daljes nga SPAK
Gjyqtarja Gjoka, ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim me kërkesën e saj. Në një tentativë që duart lajnë fytyrat që nuk mund të lahen. Sigurisht që pyetjet e mia, janë pyetje dhe çdo tentativë për të mbyllur gojën e pyetjeve dhe opononecës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik. Dhe është një tentativë që do të dështojë pa asnjë dyshim. Ju keni qenë prezent mediatikisht në atë periudhë. Unë i jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media prej kohësh të paktën qysh prej gushtit 2024 që e akuzonin zonjën në fjalë pikërisht për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar me sa mu lexua në ekstraktet e atij akti, po për të cilën ka kërkuar Dumanin që ti lajë fytyrën.
Vë në dukje standardin e dyfishtë të kësaj godine këtu që shumë shpejt do të kthehet në një muze të turpit të kapjes së drejtësisë në të cilën Irena Gjoka Maneku Spata kërkon të marrë certifikatën e ndershmërisë dhe ka iniciuar një procedim penal. Ndërkohë që unë, Jamarbër Malltezi kemi bërë 3 – 4 kallëzime penale për çështje konkrete. Kanë falsifikuar Millonai, Kraja, Dumani aktet zyrtare. Ka falsifikuar Irena Maneku Gjoka aktet zyrtare, Olldashi aktet zyrtare. Dhe kjo është shumë e thjeshtë. Kanë thënë ka ndryshuar ligji, ndërkohë që ligji ka ndryshuar për çështje të tjera dhe jo për çështje për të cilën ata kanë ngritur aktakuzë.
Për të cilën ata kanë vënë në “arrest me burg” Jamarabër Malltezin që në tetor të 2023 që më pas u ndryshua në “Arrest shtëpie”. Pra të gjithë këto kanë qenë akte falsifikimi me pasoja shumë të rënda. Nuk e kanë nisur procedimin. Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Sepse ky është standardi i dyfishte i një drejtësie të kapur politikisht. Ndërkohë që pyetja ime në thelb kishte për standardin e një drejtësie të kapur nga grupet kriminale, një standard të cilin SPAK e ka për detyrë ta sqarojë. Tani çfarë bëra unë. Unë pyeta, a ekziston, a e disponon SPAK një video qe e ka gjetur rastësisht gjatë kontrollit të shtëpisë së një gazetari të larguar Shqipëria.
Nuk e disponoj, por kam thënë në atë deklarim që SPAK të na sqarojë, ekziston apo nuk ekziston. Tani SPAK nëse ajo nuk ekziston s’ka pse ta tjerri një histori, thotë ajo video nuk ekziston, njerëzit janë të kënaqur. SPAK, ndoshta edhe nuk ka mundësi të thotë që ajo video nuk eksiton dhe është në proces hetimi. Dhe këtë ne do ta mirëkuptonim nëse nuk do të përgjigjej. Por tentativa për të larë fytyrën Irena Gjokës me skemat e procedurave të Salianjit është një tentativë e dështuar.
A keni paraqitur prova të tjera për Irena Gjokën, sepse jane kauza të rënda?
Unë i jam referuar në atë pyetje shkrimeve mediatike. Ato janë burime të hapura dhe SPAK mund të kërkojë dhe t’i gjejë vetë. SPAK ka për detyrë të hetojë. Për sa i përket veprave të tjera penale të Irena Gjoikës, unë kam bërë kallëzim penal. Jamarbër Malltezi ka bërë kallëzim penal. SPAK ka vendosur, pra mbylljen, moshapje të procedimit.
Ju flisni për nja gazetar që ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë. Për cilin bëhet fjalë?
Nuk e kam përmendur emrin e gazetarit asnjëherë. E kam bërë këtë me qëllim për të lejuar SPAK që të sqarojë të gjithë situatën. Mund të bëhet fjalë për “X” gazetar për “Y” gazetar. Prandaj ishte pyetje nuk ishte konstatim. SPAK kishte mundësi të përgjigjej nëse donte. E njëjta gjë edhe për elementët e tjera të pyetjes. Mendoj që ka qenë një pyetje, si të thuash, që nuk cenonte hetimin nëse SPAK jepte një përgjigje për publikun.
Cili ishte interesi i hetuesve sot. Dhe për cilat vepra penale është regjistruar ky procedim?
U thirra si person që mund të ketë dijeni.
Keni besim se SPKA mund të shkojë deri tek zbërthimi i këtyre pretendimeve?
Në parim dhe bazuar në kod, SPAK ka mundësi ta zgjerojë objektin e hetimit. Pra pavarësisht se e ka nisur procedimin me kallëzimin e gjyqtares në fjalë, mund ta zgjerojë dhe të shkojë aty ku mendon se është zbulimi i të vërtetës. Në këtë sens pyetja juaj ka përgjigje pozitive. Por a e bën ky institucion këtë gjë. Mendoj se një institucion që i shërben politikës për të burgosur liderin e opozitës. Lideri i opozitës ka ndejtur 1 vit në arret pa asnjë shkelje ligjore. Nuk kanë qenë në gjendje të provojnë një shkelje ligjore. Jamarbër Malltezi është sot në arrest jo për paratë e financave publike që kanë fluturuar por se ka marrë pronën e tij në përputhje me çdo ligj. Mendoni se çfarë standardi të dyfishtë ka ky institucion. Si mund të kesh me besim te ky institucion.
Edhe një koment për vendimin e 3 janarit për një vendosje të një mase sigurie ndaj zotit Berisha?
Është një vendim primitiv. Flas si juriste. Është një shprehje e primitivitetit hakmarrës politik. Edhe vetë çështja nëse kishte kompetence gjyqtari i Apelit është e diskutueshme.