Sqarim i detyruar

Nga Adriana KALAJA

QARIM I DETYRUAR;

(edhe opozotarëve në kërkim të tutorëve)

Pashë se media të ndryshme, se statusin tim lidhur me çiftin e “dashuruar” Xhaferllari – Alibeaj, e kanë keq interpretuar, nga frika që kanë nga regjimi, për të mos më pyetur vetë mua apo nga urdhërat e pushtetit për të më shpallur Non Grata në mediat e tyre.

Mirë që vjedhin dokumentat eskluzive që unë publikoj pa më cituar, por japin lajme të rreme (foto nga 6 në , të gjoja dorëheqjes së Marsida Xhaferllarit nga dosjet e Z. Berisha dhe Z. Malltezi.

Në këto kushte, jam e detyruar të sqaroj se:

  1. Në kërkesën për “dorëheqje”, Xhaferllari ka mashtruar dhe gënjyer Mbledhjen e Gjyqtarëve të GJK, lidhur me bashkëjetesën me Alibeajn, nga festa e fundvitit, drekat e darkat e deri pushimet në Qiparo, te hotel Valta në gusht 2024 (foto nga 1 në 3).
  2. Bazuar në këto gënjeshtra dhe mashtrime të gjyqtares Xhaferllari,

Mbledhja e Gjyqtarëve, nuk e ka pranuar kërkesën e saj për “dorëheqje” (foto nga 4 në 5)

  1. Siç e kam theksuar dhe në kallëzim por edhe në statuset e mia vijuese, nuk më shqetëson bashkëjetesa e këtij çifti, por fshehja që i bëjnë kësaj bashkëjetese dhe të ardhura dhe interesave të paligjshme që fshehin çifti i “dashuruar”.

Tani, që të mos jeni dhe ju subjekt i kallëzimeve penale e që të mos vijoni të shkelni profesionin e gazetarit e mbi të gjitha integritetin Tuaj, shikoni me kundes provat që bëj publike (dhe që janë eskluzive të miat).

Se Marsida është në të drejtēn e vet të ndajë krevatin në darkë me Enkeledin dhe me kë të dojë, por nuk duhet të lejojmë të ndajë ditën, me postin e gjyqtares dhe pazaret e bashkëjetuesit me pushtetin.

Ndaj, këtyre “Opozitarëve” pjesë e Aleancës së Qelbësirave, sa më shumë kanë hallin sesi merem unë me jetën “private” të çiftit gjobaxhinj e pazarexhinj, aq më shumë legjitimojnë kallëzimin tim dhe akuzat e ngritura prej meje.

Unë kam vendosur të mos shqetësohem për hallin e krevatit të çiftit Xhaferllari – Aliabeaj por të Kushtetutës dhe asaj shtëpisë së madhe që quhet Shqipëri.

Kush e ka radhën?

Së shpejti me lajme “bombë”nga fronti i Kushtetueses.

Ju e dini që unë e mbaj fjalën.

About Redaksia

Check Also

“Luftërat” fitohen, nuk dhurohen…

Nga Adriana KALAJA Unë i përkas atij grupi njerëzish që çdo gjë e kam fituar …