Ngjashmëria e regjimeve Rama-Maduro, 1/4 e venezuelianëve largohen nga vendi

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado u lirua të enjten, tha lëvizja e saj “Vente Venezuela”, menjëherë pasi ajo u arrestua mes të shtënave me armë zjarri ndërsa po largohej nga një protestë antiqeveritare në lindje të Karakasit.

Protestat e opozitës u zhvilluan në të gjithë vendin në një përpjekje të fundit për të ushtruar trysni mbi presidentin Nicolas Maduro përpara inaugurimit të tij të tretë të premten.

Machado u arrestua pasi bëri daljen e saj të parë publike pas disa muajsh, duke nxitur aleatin e saj, ish-kandidatin presidencial Edmundo Gonzalez, të bënte thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm. Disa qeveri e dënuan gjithashtu incidentin.

Gjatë ndalimit të saj, Machado u detyrua të regjistronte disa video, tha lëvizja “Vente Venezuela” përmes një deklarate të publikuar në mediat sociale, duke shtuar se do të japë detaje të tjera në orët në vijim.

Zyrtarë të qeverisë, përfshirë ministrin e Brendshëm Diosdado Cabello, thanë se arrestimi i saj ishte fabrikuar nga opozita në një përpjekje për të rritur mbështetjen për lëvizjen e saj.

Si opozita ashtu edhe partia në pushtet pretendojnë se kanë fituar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Arrestimi tronditës nxiti thirrjet për lirimin e saj të menjëhershëm nga qeveritë dhe udhëheqësit e vendeve të Amerikës Latine dhe më gjerë.

Machado, 57 vjeç, është një ish-ligjvënëse e linjës së ashpër, e cila qëndroi dhe luftoi kundër Maduros edhe pasi shumë prej aleatëve të saj në udhëheqjen e opozitës u larguan, duke iu bashkuar një eksodi prej rreth 7 milionë venezuelianëve që kanë braktisur atdheun e tyre vitet e fundit.

Mbështetësit e pushteti aktual që kontrollojnë gjyqësorin e vendit e ndaluan atë të kandidonte kundër Maduros vitin e kaluar. Në një lëvizje të shkathët, ajo mbështeti një kandidat të panjohur, diplomatin në pension Edmundo González, i cili fitoi ndaj presidentit Maduro me një diferencë më shumë se dy me një, sipas të dhënave të mbledhura nga opozita dhe të vërtetuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Edmundo González, i cili ndodhet jashtë vendit, në cilësinë e presidentit të zgjedhur të Venezuelës, të njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, bëri thirrje për lirimin e zonjës Machado.

Por, presidenti Maduro shpalli fitoren pas zgjedhjeve dhe po bën përgatitjet për fillimin e mandatit të ri.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera e kanë njohur gjithashtu zotin González si president të zgjedhur të Venezuelës. Shumë nga ish-aleatët e majtë të zotit Maduro në Amerikën Latine nuk pritet të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të tij, që do të mbahet të premten.

Presidenti Joe Biden, gjatë një takimi me zotin González këtë javë në Shtëpinë e Bardhë, lavdëroi diplomatin venezuelian për “frymëzim të miliona njerëzve”.

“Populli i Venezuelës meriton një transferim paqësor të pushtetit tek fituesi i vërtetë i zgjedhjeve të tyre presidenciale”, tha Presidenti Biden pas takimit.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Rritja e çmimit të energjisë u ka kushtuar shqiptarëve 900 milionë euro!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është duke mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka …