Berisha: Me uljen e humbjeve në rrjet, çmimi i energjisë duhej të ishte shumë më i ulët se tani

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke rikujtuar periudhën e vitit 2013, ka theksuar se çmimi i energjisë ka qenë shumë më i ulët në krahasim me vitet pasuese, me 77 lek për 300 kilovat për konsumatorët familjarë dhe 60 lek për biznesin, pa asnjë kufi. Ai ka theksuar se, nëse humbjet do të ishin ulur ashtu siç është raportuar nga qeveria e aktuale, çmimi i energjisë sot duhej të kishte rënë ndjeshëm.
“Të falënderoj për këtë që rikujtove. Në vitin 2013, çmimi ka qenë 77 lek për fashën 300 kilovat, ka qenë 60 lek për biznesin, pa kufi, të madh të vogël, të gjithë biznesin. Ka qenë 115 lek për fashën mbi 300 kilovat dhe humbjet në rrjet kanë qenë këto që thoni ju.
Nëqoftëse jemi të drejtë dhe marrim këto humbje që shpall Edi Rama dhe Lubia, humbje gjysëm për gjysëm më pak, çmimi sot duhej të ishte të paktën 65 lek për fashën 300 kilovat, po themi biznesi të mbetej tek 60 lek se është konsumator gjigant dhe fashoja tjetër duhej të ishte tek 95 lek, fashoja mbi 300 kilovat, sepse humbjet janë zbritur nga 35.5 në 18.93, pra pothuajse 100 për qind më të ulëta, janë përgjysmuar.
Në këtë kontekst kjo duhej detyrimisht të pasqyrohej në çmimin në çmimin e energjisë.  Pse nuk pasqyrohet kjo, sepse kanë punësuar me qindra militantë dhe paguajnë profesorët e Harvardit. Vjedhin në mënyrë të tmerrshme me një fjalë, por kjo forcon tezën që unë shtrova.
Dhe një gjë. Po marrim tani dhe momentin e humbjes, s’kemi si mos e marrim. Në vitin 2013 ishte i privatizuar CEZ dhe për këto dështime u prish kontrata me CEZ-in. U prish kontrata sepse CEZ-i shkeli nen për nen këtë kontratë. Dhe ne ishim të sigurtë se CEZ-i duhej ti kthente. CEZ është kompani gjigante, është kompani Çeke, që me një peshë në atë kohë ka qenë e 5-ta në sistemin energjetik evropian.
Kështu që CEZ duhet të na kthente ne 630 mln euro, i kishte borxh shtetit, dhe kontrata u prish, pikërisht se nuk zbatoi kontratën edhe për humbjet. Humbjet në mos gaboj i mori 22% dhe humbjet u rritën progresist me CEZ-in”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i shkarkimit të Yuri Kim është për Ramën nga Uashingtoni

“RD” Rama kishte vënë një bast me mediat e veta se Yuri Kim jo vetëm …