Bardhi i përgjigjet SPAK për Olsi Ramën: Qesharakë që betoheni para Ramës, e vërteta do të dalë

“Nuk i besova syve me atë që lexova. Hetimet kanë përfunduar, por nuk kanë përfunduar. Ky ishte thelbi i atij njoftimi qesharak të prokurorisë, që e kam paralajmëruar që ditën e parë kur kam denoncuar me fakte dhe të dhëna konkrete dyshimin e arsyeshëm të përfshirjes së mundshme të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama në çështjen e laboratorit të Xibrakës. Prokuroria njofton se kishte përfunduar hetimet për dosjen në fjalinë e parë, por në fjalinë e pestë thoshte se kam pezulluar hetimet dhe kam dërguar dosjen e plotë që polica e shtetit të bëjë përpjekje për të identifikuar atë që ka fshehur para 10 vitesh. E vërteta është krejt ndryshe, prokuroria as nuk ka hetuar dhe as nuk ka kryer asnjë veprim hetimor, për të zbuluar të vërtetën. Prokuroria që vë dorën në zjarr që Olsi Rama nuk është i përfshirë në aktivitet kriminal, deklaron vetë se e ka të pamundur për të identifikuar personat e përfshirë por deri tashmë të paidentifikuar. Dhe njoftimi se njëri nuk është, po ne nuk e dimë kush janë, është logjika që përdori para 10 vitesh policia e shtetit duke na thënë të gjithëve se kishte arritur të identifikonte moshën e personit, konkrete, 45-vjeç, por nuk i gjente dot emrin. A u thirr Taulant Balla në Prokurori për deklaratën që bëri nv Parlament se kishte dijeni për personin në fjalë?

I kuptoj prokurorët e SPAK se ndihen të kërcënuar, të intimiduar, të pafuqishëm përballë pushtetit të Ramës, por nuk kanë asnjë arsye për tu bërë qesharakë dhe për të na kthyer të gjithëve në memorie se të bërit qesharakë në fakt e kanë metodë të punës së tyre. Shqiptarët e mbajnë mend, që i njëjti prokuror, Alfred Shehu para 4 vitesh doli me zë e figurë dhe i tha shqiptarëve se në ngjarjen për zgjedhjet në Elbasan, nuk u gjetën materiale zgjedhore, nxitimi për të amnistuar bandën në pushet hasi në kundërshtimin e vetes vetëm kur tre ditë më vonë në gjykatë deklaroi që po, në makinë u gjetën materiale zgjedhore. Në këto kushte duke ripërsëritur pas 4 vitesh veten, skam asnjë mesazh më shumë veçse për të ndjerë keqardhje se për shkak të presionit, të ndërhyrjes, për shkak të intmidimit, prokurorët jo vetëm nuk tregohen profesionalë, por detyrohen të kthehen në qesharakë. Betoheni para Ramës, por vërteta do të vonojë, por do të dalë”, u shpreh Bardhi.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …