Dumani, pjesë e dosjes “Xibraka”

Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte këtë të shtunë në Pogradec, ku u shpreh kundër projektit të ndërtimit të një kompleksi buzë liqenit, duke akuzuar se ky ndërtim po kryhet nga “klani Xhafaj dhe Rama”.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal dhe te vendimi i SPAK për të mbyllur hetimet për Olsi Ramën në lidhje me denoncimin të bërë nga Gazmend Bardhi për dosjen “Xibraka”.

Berisha theksoi se me vendimin e dhënë, SPAK dëshmoi që është vetë pjesë e kësaj dosjeje.

“Me deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka. Kaq mund të them, tregoi se tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha bën thirrje për protesta/ Raporti i OSBE-ODIHR rrëzoi farsën elektorale

A shihni ndonjë mangësi në këtë raport të OSBE/ODIHR z.Berisha, duke qenë se, për votën …