Barcelona i shënon sërish 5 gola Realit

Barcelona ka mundur thellë 2-5 Realin e Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës duke fituar trofeun prestigjioz të futbollit spanjoll.

“Los Blancos” e nisën mirë takimin, teksa Kylian Mbappe realizoi me finesë në minutën e 5-të. Një e majtë tokazi e Lamine Yamal solli golin e barazimit, në minutën e 22-të.

Në minutën e 33-të, Camavinga ndërhyn ndaj Gavit, teksa u akordua penallti për të besuarit e Flick, vetëm pas rishikimit me VAR të rastit. Nga pika e bardhë u nis Lewandowski, i cili nuk fali.

Pasi përmbysi rezultatin, Barça mori zemër dhe shënoi edhe të 3-tin me Raphinhan. Brenda pjesës së parë, Balde thelloi shifrat edhe më shumë. Në fillimin e pjesës së dytë, Raphinha kompletoi dopietën personale.

Barcelona mbeti me një lojtar më pak në të 56-tën, pasi Szczesny u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje ndaj Mbappe-së.

Ekipi i Ancelottit “tundi rrjetën” me Rodrygon duke dhënë sinjale shprese, por gjithsesi pa i ndërruar dot udhë fatit të takimit.

Barcelona fiton kështu këtë trofe, që shijon shumë, pasi vjen në një “El Classico”.

About Krye Redaktor

Check Also

Shkodra e “izoluar” nga bora dhe pa drita, Beci përdor helikopterin ushtarak për “turizëm”

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë shqiptare vendosi në dispozicion të kreut të Komitetit Olimpik Shqiptar, …