…mirëpo SPAK thotë se Olsi “është burrë i nderçim”…

Nga Gent STRAZIMIRI

Olsi i Ramës i ka frekuentuar trafikantët e Xibrakës! Këtë e ka pranuar vetë para SPAK!

Mirëpo SPAK thotë, se “Olsi është burrë i nderçim…”

Sa i ka frekuentuar?

Po tashi…

* aq sa të përdorë vazhdimisht makinën e tyre…

* aq sa të udhëtojë bashkë me ta jashtë kufinjve…

* aq sa të hyjë, të dalë e të qëndrojë me ta në kafenetë, baret e restorantet që frekuentonin, apo në apartamentet e përdorura prej tyre si “bazë”…

…por SPAK thotë, që i rezulton, se “Olsi është burrë i nderçim..”

Sa shpesh i ka frekuentuar?

Po tashi…

* aq sa të zerë një vend nderi në raportin e shërbimit të grupit të operacioneve speciale të policisë, që i ndiqte…

E megjithatë, SPAK prapë thotë “që Olsi është burrë i nderçim…”

Është “shekspiriane”, por variant krejt shqiptar e, modern aq sa ç’mund të jetë një produkt shqiptar…

———–

Këtu e 2000 e ca vjet më parë, në Romën e lashtë, fakte të tilla të renditura në këtë mënyrë, shkaktuan një kryengritje të përgjakshme, aq sa edhe 1500 vjet më vonë, frymëzuan William Shekspir për të shkruar mbase pjesën më të bukur që ka shkruar ndonjëherë:

fjalimin e Mark Antonit.

Në shqip, ato radhë i ka shqipëruar Imzot Fan S. Noli, edhe ai në një përpjekje e shpresë për nxitur shqiptarët në kohët moderne, që të reagojnë si romakët… në lashtësi!

Rreshtat e Shekspirit ende sot janë

“fucking briliant”,

edhe në shqip, pavarësisht se në shqipen e “pastandardizuar” të Nolit.

Realiteti krejt i prekshëm në këtë vend, që ende nuk është as sa romakët e lashtësisë, është thjesht “SPAK-ing criminal”…

SPAK YOU

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Modeli i njeriut të lirë në çmim përballë modelit të njeriut të lirë në shpirt

Andi MUSTAFAJ Politika është emblemë përballjeje sepse ajo nuk përball vetëm individë, ajo përball modele, …