Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove! Mijëra shqiptarë po humbasin vendet e punës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konferencë shtypi ka folur për situatën e rëndë në të cilën ndodhen eksportet shqiptare. Berisha tha se, eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove dhe si pasojë mijëra shqiptarë po humbasin vendet e punës.

“Eksportet, të cilat janë motori ndër më kryesor i punësimit të shqiptarëve dhe i prodhimit në Shqipëri, janë në agoni të vërtetë.

Janë në rënie pikiatë, çka do të thotë mijëra e mijëra shqiptarë humbasin vendet e punës dhe kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.

Edi Rama dhe qeveria e tij, siç keni konstatuar edhe ju, nuk shqipërojnë një herë të vetme fjalën eksporte.

Ai u pushtoi të dielën shqiptarëve, në një akt pacipësie ekstreme, se nuk kam qenë kështu apo kam qenë ashtu, sikur shqiptarët kanë hallet e jetës së tij personale dhe jo hallet e kafshatës, hallet e punës, hallet e jetës, të cilat rëndohen çdo ditë e më shumë nga vjedhjet e mëdha të kësaj qeverie.

Eksportet u mbyllën me një rënie mbi 14 përqind, kurse prodhimi shënoi semestrin e gjashtë në rënie.

Dhe këtu siç e shihni ju, flitet vetëm për turizmin, turizmin, turizmin, nga i cili çdo shqiptar paguan nga taksat e tij 230 euro dhe fiton gjithsej 4 euro. Është absolutisht e vërtetë.

Kurse eksportet, që janë fibra e vërtetë e punësimit, e prodhimit, e shfrytëzimit të potencialeve njerëzore dhe natyrore të vendit, për ato nuk flitet fare.

Kjo situatë katastrofale e eksporteve, në të cilat është shënuar thellimi më i madh prej 430 miliardë lekë i deficitit tregtar.

Kjo situatë ka në bazë para së gjithash aktivitetin kriminal të qeverisë shqiptare dhe bandave të saj.

Kjo situatë, në themel të kësaj goditje tepër të rëndë qëndron narkoeuro e grupeve kriminale, që futet me kontejnerë, futet me automjete, futet me të gjitha mënyrat në Shqipëri dhe investohet e tëra në kullat e Edi Ramës dhe qeverisë.

Pra, narkoeuro është bërë shpata e Damokleut mbi eksportin shqiptar. Imagjinoni ju, rënia e euros me 35-40 përqind, çfarë do të thotë për këta sipërmarrës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …