Berisha: Reagimet e SPAK i bën Fuga! Kësaj here Rama është në çark!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, reagimet e SPAK i bën Fuga! Berisha tha më tej se, kësaj here Rama është në çark, sepse Olsi nuk është hetuar vetëm nga skapistët.

“A mund të bëjmë një marrëveshje, që të themi që të gjitha reagimet janë të Fugës dhe jo të SPAK-ut?

Pse kjo? Normalisht çdo institucion ka të drejtën për të pasur zëdhënës, ky është institucioni i vetëm në botë që nuk ka zëdhënës.

Pra, të bëjmë këtë marrëveshje, të quajmë Fugën zëdhënës të SPAK-ut. Se sa be të rreme bën SPAK-u, nuk ka institucion që i bën. Gënjeshtra!

Po a e patë ju atë Alfred Shehajn? Ai ka firmosur atë që Olsi është i pastër, po se cili është i

paidentifikuari, nuk e dimë.
E dimë që nuk është Olsi, po nga e gjete se nuk është Olsi, se kur nuk thua është Olsi, do thuash se kush është tjetri.

Pra, bë të gënjeshtra, rrena komplet. Kurse zëdhënësi i merr të gjitha nga Fuga, d.m.th i merr nga Rama…

…Historia e dëshmitarëve të rremë është historia e një tashmë e konsoliduar në disa raste dhe Rama mendon se do montojë njëlloj si me Ervin Salianjin me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë.

Por kësaj here Rama është në çark sepse Olsi nuk hetohej vetëm nga skapistët, Olsi fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të.

Prandaj i them unë Ramës se do kesh lajme. Sot i dhashë disa, të tjera mund t’i jap në kohë të tjera”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja paralajmëron/ Rama do të merret i pandehur nga SPAK, ose…

Klodiana LALA Historia me zonjën Balluku nisi qysh në tetor të vitit të kaluar dhe …