Berisha: Dallimi esencial mes meje dhe Ramës është se unë i quaj kriminelë, ai i njeh për “çuna”!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ata që unë i quaj dhe ligji i njeh si kriminelë, Edi Rama i njeh për çuna.

“Tani këtu kemi të bëjmë me një dallim themelor.

Ata që unë i quaj dhe ligji i njeh si kriminelë, Edi Rama i njeh për çuna.

Çunat e Londrës, çunat e Dubait, çunat e Meksikës. Kjo është e vërteta.

Ai e pohon që i ka takuar, por këta i quan çuna, nuk i quan krimi i organizuar.

Ai është njeriu me biseda më të shumta nga politikanët me këto Encrochat dhe SKY ECC. Kam biseduar me çunat, thotë. Ai nuk e konsideron krim drogën.

Këtu kemi të bëjmë me dallimin esencial mes meje dhe çdo njeriu dhe atij. Ata janë normal, thotë, bëjnë ca para. Droga është para, thotë, nuk është krim.

Po të nisesh me këtë koncept, ai është në rregull. Por e vërteta është tjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …