Berisha: Ne respektojmë plotësisht luhatjet e tregut, por do të kompensojmë humbjet për eksportuesit

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka shpjeguar pas interesimit të gazetarëve edhe idenë PD për bordin e Euros. Berisha tha se, nëse bordi i Edi Ramës diktonte çmimin e naftës, ne nuk diktojmë çmimin e euros.

“Nuk ka asgjë të përbashkët.

Qëndrimi komunist në këtë rast do ishte fiksimi. Ose shkëputja fare nga euro.

Në diktaturë, dollari mund të ishte 1 mijë lekë, ai shkëmbehej me 100 lekë dhe vetëm kaq.

Ne nuk e bëjmë këtë, jo.

Ne respektojmë plotësisht luhatjet e tregut, por me bordin tonë ne kompensojmë eksportuesit.

Nëse bordi i Edi Ramës diktonte çmimin e naftës, ne nuk diktojmë çmimin e euros.

Ne kompensojmë çfarë diference mes kursit të lirë të këmbimit dhe një kursi që ne themi se duhej të ishte po të mos ishte narko.

Këto lekë diferencë do u paguhen eksportuesve.

Pra, nuk ka të bëjë më asnjë kontroll çmimi, kjo ka të bëjë me mbrojtje të një sektori që dëmtohet tmerrësisht nga veprimi i narkoeuros në performancën e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja paralajmëron/ Rama do të merret i pandehur nga SPAK, ose…

Klodiana LALA Historia me zonjën Balluku nisi qysh në tetor të vitit të kaluar dhe …