CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Fushata zgjedhore/ Bujar Leskaj nis takimet me strukturat e PD në Vlorë

Dje, më 14 janar, Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Vlorë, z. Bujar Leskaj, zhvilloi dy takime me strukturat e partisë për Rajonin Nr. 1 dhe Rajonin Nr. 2, duke shënuar fillimin e përgatitjeve intensive për zgjedhjet e ardhshme.

Në takime morën pjesë Sekretarja Politike e PD Vlorë, znj. Nada Meçorapaj, nënkryetari i PD-së Vlorë, z. Hysni Sharra, dhe anëtarë të Kryesisë së Degës së PD-së në Vlorë, si dhe përfaqësues të strukturave lokale.

Gjatë diskutimeve, u vu theksi te roli i rëndësishëm i diasporës dhe angazhimi intensiv i strukturave për të garantuar një fushatë të suksesshme.

Z. Leskaj deklaroi: “Angazhimi i të gjithë strukturës është kyç për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Është thelbësore që të intensifikojmë përpjekjet dhe të shpërndajmë programin tonë përmes çdo kanali të mundshëm”.

Takimet pasqyruan vendosmërinë e Partisë Demokratike për të organizuar një fushatë të fuqishme dhe për të konsoliduar mbështetjen në të gjitha rajonet e Vlorës.

1 / 4

 

©

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …