Trump thyen çdo rekord, 170 milionë dollarë nga inaugurimi me 20 janar

Emrat më të mëdhenj të korporatave të SHBA-së kanë kontribuar në një fond inaugurues rekord prej 170 milionë dollarësh për presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me kompanitë e teknologjisë që kryesojnë donacionet e fundit.

Google dhe Microsoft premtuan nga 1 milion dollarë për fondin inaugurues, duke u bashkërenditur me donacionet nga Meta, Amazon, shefi ekzekutiv i kompanisë OpenAi, Sam Altman dhe shefi i kompanisë Apple, Tim Cook.

Duke cituar kreun e çështjeve të qeverisë dhe politikave publike të kompanisë Google, Karan Bhatia, CNBC raportoi se Google gjithashtu do të transmetojë drejtpërdrejtë ngjarjen më 20 janar.

Një zëdhënës i kompanisë Microsoft konfirmoi për CNBC se kontributi prej 1 milion dollarësh i kompanisë vjen pas donacioneve të mëparshme prej 500 mijë dollarësh për inaugurimin e parë të Trumpit dhe fondin inaugurues të presidentit Joe Biden.

Siç raporton The Hill, kompania e aeroplanëve Boeing po ashtu bëri një donacion prej 1 milion dollarësh.

“Jemi të kënaqur të vazhdojmë traditën dypartiake të Boeing për të mbështetur Komitetet Inauguruese Presidenciale të SHBA-së”, tha një zëdhënës i kompanisë Boeing.

Në sektorin e automobilave, Ford General Motors dhe Toyota kontribuuan nga 1 milion dollarë.

Gjiganti energjetik Chevron gjithashtu iu bashku listës së donatorëve, por nuk e bëri të ditur shumën e kontribuar.

Kontributet kanë ndihmuar komitetin inaugurues të Trumpit të mbledhë 170 milionë dollarë, duke tejkaluar inaugurimin e Bidenin në vitin 2021 që mblodhi 63 milionë dollarë, si dhe dy inaugurimet e ish-presidentit Barack Obama që mblodhi 53 milionë dollarë në vitin 2009 dhe 42 milionë dollarë në vitin 2013

About Krye Redaktor

Check Also

Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur

Një ngjarje e rëndë tronditi Suedinë pasditen e kësaj të marte, 4 shkurt 2025. 10 …