Balliu: Policia të mos i bindet pushtetit sepse do të marrë përgjigjen e popullit!

Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës akuzoi kreun e kësaj bashkie si hajdut dhe pronarin real të inceneratorit të kryeqytetit.

“Nuk e kuptoj pse Policia e Shtetit kërkon të krijojë këtë konflikt të protestuesve me qytetarët. Dhe nuk e kuptoj se në cilin vend të botës Policia e Shtetit kërkon që të ketë gjakderdhje dhe sherr, përplasje dhe grushta të qytetarëve me njëri – tjetrin.

Në çdo vend të botës Policia e Shtetit ka për mision të mbrojë qytetarët dhe jo ti provokoje ata me luftë me njëri tjetrin dhe me përplasje.

Kjo protestë është e njoftuar dhe minimalisht Policia e Shtetit duhet t’i sigurojë qytetarëve të drejtën për të protestuar. Dhe nëse jeni Policia e Shtetit, zbatoni ligjin dhe krijoni mundësinë që qytetarët të protestojnë. Në qoftë se doni të jeni policia e pushtetit, pastaj prisni përgjigjen e popullit ndaj pushtetit dhe policisë së pushtetit se kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …