Berisha: Marshi i lirisë që ka nisur nuk ndalet, opozitë e vërtetë ndaj narko-shtetit

DEKLARATA E Z. SALI BERISHA PAS VOTIMIT PËR KRYETAR TË DEGËS 2 NË TIRANË, NË SELINË E PARTISË DEMOKRATIKE.

Duke ju kërkuar ndjesë dua që të uroj n ga zemra çdo demokrate dhe demokrat, të 14 degëve të Partisë Demokratike që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD-së dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë dhe presidentokracisë në Partinë Demokratike, firmosin vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie.

Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.

Ky është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore.

Por, theksoj këtu gjithashtu, se këto demokrate dhe demokrate, firmosin sot me votën e tyre, opozitën e vërtetë shqiptare. Kusht i të gjitha kushteve, për një shoqëri të lirë, dhe ky është një ogur i bardhë, jo vetëm për PD-në or për mbarë shoqërinë shqi0ptare.

Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narko-shteti dhe një diktature të çfarëdo lloji, të bazuar në ideologjinë. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset dhe mundësitë për të ngj8itur PD-në, për ta shndërruar atë në forcë politike fitimtare.

Ndaj edhe një herë urimet më të përzemërta, për të gjithë demokratet dhe demokratët që votuan javën e kaluar dhe votojnë këtë javë, për kryetarët e degëve të PD-së.

Pyetje: Z. Berisha, si ndjeheni që votoni sot në selinë blu ndërkohë që në zgjedhjet e fundit kur keni votuar për Referendumin, ka qenë në një ambient lokali?

Sali Berisha: Ka një dëshmi kjo, ka një sinjifikancë. Asgjë, asgjë nuk mund të pengojë PD-në në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare dhe ky zhvillim i sotëm, dëshmon më së miri këtë.

Pyetje: Zoti Berisha i druheni një vendimmarrje nga Apeli?
Ky është një revolucion, ju garantoj unë. Ju keni parë këto kohë një lloj rënie të valës, por që në të vërtetë nuk ka qenë rënie ka qenë një angazhim total i burrave dhe grave kudo që janë në procesin zgjedhor të PD-së. Sot këta janë në këmbë dhe të jeni të sigurt që marshin e tyre të lirisë nuk ka dhe nuk mund të ketë forcë që do ta ndalë. Për sa i përket standardit, një gjykatëse vendosur dje të shkruajë ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon jashtë çdo imagjinate.

Nën një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e minimumit të karakterit nuk ja lejon vetes. Kjo është e qartë si drita e diellit, është po kjo gjykatëse që nuk pranoi ankesën tonë duke vlerësuar më parë se ne nuk jemi palë. Por shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë, shkroi ligjin mendoj unë në aktin më të shëmtuar së pari të CV-së së saj, dhe jo vetëm, është me komplekse se kaq.

Sidoqoftë këtë revolucion nuk do e ndalë më asgjë.
Zonja Kim konfirmoi se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë?

Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë për vlerat mbi të cilat qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e lira.

Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të Lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së.

Faleminderit

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply