Trump rikthen në ushtri trupat që refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID-19

Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë, e një nga ta rivendos mijëra trupa që u dëbuan nga ushtria për refuzimin e vaksinave COVID-19 gjatë pandemisë.

Bëhet e ditur se Trump nënshkroi urdhrat ekzekutivë ndërsa po fluturonte nga Miami në Uashington.

Një nga urdhrat ekzekutivë titullohej eliminimi i “radikalizmit gjinor në ushtri” dhe ka për qëllim për të rishikuar shërbimin e trupave transgjinore në ushtri, deri në ndalimin e tyre, shkruan the Guardian.

Por, urdhri tjetër për ushtrinë ka për synim kthimin e trupave të shkarkuar për refuzimin e vaksinave COVID-19.

Raportohet se mijëra pjesëtarë të shërbimit u hoqën nga ushtria pasi Pentagoni e bëri të detyrueshme vaksinën në 2021.

Ndryshe, këto masa janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës Trump për të rivendosur disa nga politikat dhe vendimet e tij të mëparshme, duke përfshirë qëndrimin kundër politikave të administratës Biden që mbështesin diversitetin dhe përfshirjen në ushtri.

About Redaksia

Check Also

Zuckenberg do t’i paguajë Trumpit 25 milionë dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje ligjore me kompaninë Meta, që …