Është e disata herë që Taulant Balla akuzohet për krime zgjedhore dhe lidhje me bandat nga më të rrezikshmet në Shipëri, por vijon të mbetet i lirë përderisa Edi Ramës i duhet ende për punë të errta dhe zgjedhjet e 11-majit, për të cilat edhe e ka ngarkuar me detyrën e angazhimit të bandave për patronazhimin e votës së diasporës, dhe SPAK nuk guxon ta arrestojë Ballën dhe i mbyll dosjet nëpër sirtarë sepse ashtu urdhëron Edi Rama.
Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe drejtues i departamentit Mjedisit shkruan se, SPAK dhe BKH hetuan dhe u nisën të arrestojnë Taulant Ballën për trafik droge, pastrim parash dhe blerje votash, por Rama i ktheu në letër higjenik duke mos u dhënë leje ta arrestojnë.
Denoncimi i fortë i Malltezit
6 muaj që BKH dhe SPAK u përgatitën për të arrestuar tualetin që del në përgjime SKY ECC qoftë për trafik droge, qoftë për pastrim parash e qoftë për blerje votash. Në fund nuk dha leje sulltani i surrelit dhe spak u kthye në letër higjenike. Ta gëzoni!