Mediu takim me kongresmenin Keith Self: Pamundësi për zgjedhje të lira, qeveria bashkëpunon me krimin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka takuar kryetarin e N/Komisjonit për Europën në Kongres, Kongresmenin Keith Self.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu ka ndarë detaje nga takimi, ndërsa tha se është diskutuar në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bashkëpunimin e qeverisë me grupet kriminale për të intimiduar votuesit e blerë votat.

Temë e bisedës ka qenë edhe rajoni dhe bashkëpunimi mes Serbisë, kInës dhe Rusisë.

Mediu shkruan se, Kongresmeni Self vlerësoi nevojën e trajtimit të këtyre çështjeve në kongres dhe veçanërisht në Komitetin që ai drejton.

Postimi i plotë

Në një mëngjes pune me Kryetarin e N/Komisjonit për Europën në Kongres Kongresmenin nga Dallas TX Keith Self diskutuam për situatën në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bashkëpunimin e qeverisë me grupet kriminale për të intimiduar votuesit e blerë votat.
🔹Shqipëria është vënd anëtar i NATOs dhe si e tillë ajo ka detyrine dhe duhet të përmbush standartet politike.
🔹Nevojën për një qëndrim të prerë të SHBA ndaj qeverisë shqiptare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, respektimin e ligjit dhe kushtetutës, garantimin e një drejtësie të pavarur e cila nuk bëhet instrument i pushtetit për të sulmuar dhe shkatëruar opozitën.
🔹Po ashtu biseduam për situatën në rajon, problemet që vijnë nga Serbia dhe bashkëpunimi i saj me Rusinë dhe Kinën, në fushën politike, ushtarake, ekonomike dhe inteligjente me qëllim destabilitetin e rajonit.
🔹Kongresmeni Self vlerlsoj nevojën e trajtimit të këtyre cështjeve në kongres dhe vecanërisht në Komitetin që ai drejton
🇺🇸🇦🇱Grodon England dhe Donald Rumsfeld ngelen padyshim njerëzit dhe miqtë më të mirë dhe të afërt në administratën e Presidentit Bush në cilësinë e zv/Sekretarit dhe Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes për antarësimin e Shqipërisë në NATO.
🔹Miqësia me Gordon England është një miqësi afërsisht 20 vjecare në mardhëniet zyrtare por më tepër ato miqësore njerëzore.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Toni Gogut: U nxive sterr në Komisionin e Jashtëm të PE për atë që u tha për farsën elektorale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në replikë në Kuvendin e Shqipërisë akuzoi deputetin socialist …