Bylykbashi: Denoncuam në Prokurorinë e Përgjithshme përdorimin e “shtetit elektoral”

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dhe Drejtuesi politik i kësaj partie për Korçën, Ivi Kaso kanë zhvilluar një takim në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas këtij Takimi Bylykbashi tha se, ne kërkuam që prokuroria të këtë një plan masash, të qartë të detajuar, tani, pa vonesë në mënyrë që të kemi një veprim efikas dhe të mos mbetet në aspektet deklarative aq më shumë pas zgjedhjeve.

“Kishim në fokus një nga aspektet më të rënda që sot ndodh. Përdorimin masiv të shtetit. Shteti elektoral i cili ka një numër veprash penale në kodin zgjedhor dhe Prokurori i Përgjithshëm është ai që është në krye të këtij sistemi prokurorie që i ndjek këto çeshtje. Sigurisht që është edhe shitblerja e votës, korrupsioni zgjedhor që është e SPAK por dominancën e çeshtjeve e mbulon kjo prokurori.

Ne kërkuam që prokuroria të këtë një plan masash, të qartë të detajuar, tani, pa vonese në mënyrë që të kemi një veprim efikas dhe të mos mbetet në aspektet deklarative aq më shumë pas zgjedhjeve. Ne jemi të qartë që kuadri ligjor i jep mundësi të mëdha sistemit të prokurorisë për të goditur paraprakisht krimin zgjedhor si atë që po ndodhë me shtetin këtu edhe me atë në diasporë.

Eshtë koha e ndërhyrjeve të drejtepërdrejta nga prokuroria. Nëse do ketë masa efektive sigurisht që edhe shume veta do te jenë të prirur që të ndalen e te mos bëjnë krime zgjedhore që kanë në bazë pandëshkueshmërinë”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me miken e shquar timen dhe të shqiptarëve, Doris Pack

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar foto nga takimet me personalitete gjermane dhe …