Shefi organizativ në PD dhe njëherazi koordinatori për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në protestën përpara bashkisë Tiranë u shpreh se, Edi Rama është kryeministri i vendit më të varfër në Europë, por ai pi shishen më të shtrenjtë në Europë.
Ai tha se, Edi Rama kërkon t’i bëj gropën pensionistëve ti bej gropën studenteve ti bëj gropen Shqipërisë por me 8 shkurt ne ora 5 të dalim në protestë që t’i bëjmë gropën narkopushtetit te Edi Ramës.
“Pershëndetje të nderuar qëndrestarë!
Sot më shumë se kurrë ne jemi krenar që ndodhemi në këtë shesh
Ju kujtohet kur analistët e pavarur të qeverisë deklaronin se ne ishim anti amerikan pasi sulmonim dhe denonconim
Kapjen e drejtësis nga Soros sepse sipas tyre ajo drejtesi financohej nga SHBA por tani që ja hoqën fondet a është anti amerikan Trump
Të nderuar miq, Edi Rama është kryeministri i vendit më të varfër në Europë, por ai pi shishen e verës më të shtrenjtë në Europë.
Shqiptarët janë populli më i varfër në rajon por ne paguajmë taksat më të larta në rajon.
Edi Rama kërkon t’i bëjë gropën pensionistëve, t’i bëjë gropën studentëve, t’i bëjë gropën Shqipërisë, por më 8 shkurt në ora 5 të dalim në protestë që t’i bëjmë gropën narkopushtetit të Edi Ramës”, tha Balliu.