Skandal! SPAK pengon dhunshëm deputetin Dule dhe eurodeputetin Beleri të takohen me Ilir Metën

Sekretari i Përgjithshëme i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pasi SPAK nuk ka lejuar deputetin dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetin, Fredi Beleri të takohen me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Postimi

Në shkelje flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, SPAK ka penguar sot dhunshëm deputetin dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetin, Fredi Beleri të takohen me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Ligji e sanksionon qartë se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga deputetët dhe eurodeputetët.

Por SPAK, i vetëshpallur mbi ligjin, shkel rëndë edhe të drejtat e njeriut, duke provuar botërisht aspektin kriminal të kësaj strukture, që funksionon vetëm si “veglë qorre” e Edi Ramës dhe “Rilindjes” dhe që si mision ka arrestimin, hetimin, shantazhimin dhe izolimin në ekstrem të drejtuesve të opozitës në funksion të axhendave elektorale, politike dhe personale të Shefit të Organizatës Mafioze që qeveris sot vendin.

Shkelja e rëndë e ligjit nga SPAK nuk mund të tolerohet.

Në emër të Partisë së Lirisë, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe organizatave të pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut, të reagojnë me forcë për të dënuar këtë akt skandaloz!

About Redaksia

Check Also

Ahmetaj i tregon Batonit aferat e Ramës, ai e quan maskara

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ndërhyrë live gjatë emisionit Çim Peka Live në SYRI TV, duke …