Nga Adriana KALAJA
Koment shkruesi sipas fotos 1, është vëllai bandit i sharlatanit politik dhe gjallesës amorale Enkeled Alibeaj.
Se kush është niveli i këtij banditi është e lehtë të konstatohet nga komenti, por desha T’Ju kujtoj se është i njëjti bandit që është arrestuar për grabitje me armë në Gjermani.
Këtij banditi që mendon se mund të fshihet pas imunitetit të të vëllait sharlatan që jo vetëm është tradhëtar i familjes politike, por edhe i asaj të krijuar nga Kodi i Familjes, i kujtoj se shumë shpejt do përgjigjet para ligjit.
Madje bashkë me të vëllanë dhe bashkëjetuesen e të vëllait për shkelje jo vetëm të ligjit por edhe normave morale të një shoqërie të shëndetshme.
Për fatin e tyre të keq dhe fatin tim të mirë përveç se nuk më njohin mirë, unë i shkoj kauzave deri në fund.
E shoh që janë në hall të madh pasi po e kuptojmë dita ditës se nuk bëj pjesë në rrethin e rrugaçeve që i rrethojnë, nga ato që për një post gjyqtari pranojnë të poshtërohen publikisht, ato me emër mashkulli Taulant e deri te ato Karabinat që nuk i ndezi kurrë baruti.
Mua plumbi jo vetëm që nuk më ka bërë kurrë rikoshet, shenjestrën e kam vetëm te 10.
Ndryshe nga këta që marin guximin të kërcënojnë fiks si banditë që janë, unë për çdo shkelje të ligjit i drejtohem organeve ligjzbatuese.
Ndaj, sjell në vëmëndjen Tuaj të dashur miq, se ky bandit nuk ka asnjë dallim nga banditi vëlla i Fatmir Xhafës dhe njëjtë si ky i fundit, sharlatani Enkeled e ka patur detyrim ta deklaronte, mosdeklarim i cili do jetë objekt i kallëzimit të rradhës bashkë me hetimin pasuror, referuar ligjit “Antimafia”.
Kjo mbase, ka qenë edhe arsyeja e fshehjes së bashkëjetesës me gjyqtaren Xhaferllari, se ashtu si në rastet precedente, do konsiderohej “kontakt i papërshtatshëm”.
Prandaj them se bandit e zvarranik lind e nuk bëhesh.
Aq më pak mandati, imuniteti apo pushteti nuk të bën njeri.
Me moral jo e jo.
Të mos flas pastaj për këtë bandit që është grabitës me armë, se shumë shpejt do më njohë ashtu siç e meriton.
Dhe Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
PS: Mirë bandit e zvarranik, por është aq burrec, që sapo pa komentin tim si shkrepje direkt në 10, e fshiu komentin.