Rama në ‘listën e zezë’ të Zvicrës bashkë me 2 vende afrikane, kush janë…

Qeveria zvicerane do ndërpresë programet e saj të ndihmës për zhvillim për Bangladeshin, Shqipërinë dhe Zambian pas një reduktimi të financimit të ndihmës së huaj nga parlamenti dhjetorin e kaluar.

Parlamenti shkurtoi 110 milionë franga (121 milionë dollarë) nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar 2025 dhe 321 milionë franga nga plani financiar për 2026-2028, raporton Swissinfo.

Këto pakësime do prekin bashkëpunimin dypalësh, ekonomik dhe tematik, si dhe organizatat shumëpalëshe, sipas një deklarate zyrtare.

Të mërkurën, Këshilli Federal, organi ekzekutiv i Zvicrës, u informua për shkurtimet buxhetore. Si përgjigje, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do heqë dalëngadalë programet e saj dypalëshe të zhvillimit në Shqipëri, Bangladesh dhe Zambia deri në fund të vitit 2028.

Midis 2025 dhe 2028, do bëhen pakësime shtesë për programet dhe organizatat kombëtare. Megjithatë, fondet për ndihmën humanitare, paqen dhe ndihmën për Ukrainën do mbeten të pandryshuara.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha në Gjermani me kryebashkiakun e Berlinit dhe ish-presidentin ukrainas

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i pranishëm në Kongresin e CDU-së gjermane, postoi të tjera …