Rikthimi i Shqipërisë në shinat e demokracisë, kurimi i plagës së eksodit dhe hartimi i një strategjie për rikthimin e trurit dhe rinisë në atdhe ishte kryefjalë e mesazheve që përcollën dy deputetët Konservatorë nga Britania e Madhe, Martin Vickers, njëherësh Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Andrew Rosindell, njëherësh Kreu i Grupit Parlamentar Miqësor Mbretëri e Bashkuar- Ballkan gjatë një leksioni të hapur të mbajtur këtë të premte me të rinjtë e Shkollës Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Dy ligjvënësit konservator Martin Vickers dhe Andrew Rosindell njohës të shkëlqyer të realitetit në Shqipëri, shprehën keqardhjen për të rinjtë shqiptarë që 5 vitet e fundit janë detyruar të marrin rrugën drejt ëndrrës angleze me gomone, sepse qeveria Rama i ekspozoi përballë varfërisë ekstreme, pasi e kishte pjesë të strategjisë largimin e tyre nga Shqipëria.
Bashkë me dy deputetët britanik pjesë e këtij bashkëbisedimit me të rinjtë e Shkollës Politike të FRPD ishin edhe, Philippa Broom, ish-Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, njëherësh anëtare e Bordit të Grave Konservatore si dhe Pierre Plumeajau Këshilltar i deputetit Andrew Rosindell