Edi Rama = Kanabis, Papërgjegjshmëri, Paligjshmëri, Shtet i Kapur, Klientelizëm…

Deputeti i PD, Bujar Leskaj gjatë fjalës në Kuvend ka komentuar akuzat e hedhura gjate intervistës së ish zv/kryeministrit Arben Ahmetej ndaj qeverisë së rilindjes por veçanërisht ndaj Edi Ramës.

Nga fjala në Kuvend

Aksioni i opozitës mbështetur në intervistën/ akuzat e z.Arben Ahmetaj për Ramën dhe sektin Rama:

Ne si opozitë, jo vetëm duhet të vazhdojmë me deklarime/citime dhe me vlerësime për fjalën/ intervistën akuzë ndaj Ramës dhe denoncimin e z.Arben Ahmetaj, denoncimin e guximin e tij të përgjegjshëm si qytetar, profesionalisht të saktë e të qartë si ish-zyrtar i lartë,por duhet të kërkojmë Komision Hetimor Parlamentar, mbështetur në këto akuza historike në mendimin tim, nga A-ja tek ZH-ja.

Kjo është detyrë e drejtuesve të Grupit Parlamentar dhe Partisë Demokratike, që mos të hallakatemi në fusha të tjera.

Ky aksioni ynë politik&parlamentar që është rrjedhojë edhe e denoncimit kurajoz të ish-Zëvëndës/Kryeministrit Arben Ahmetaj, duhet/do mbështetet në këto fjalë kyçe:

-Edi Rama, Kanabis, Papërgjegjshmëri, Paligjshmëri, Shtet i Kapur, Klientelizëm, Ligje të qepura me dorë, Dëm Ekonomik në buxhet, Shpenzime jo me Efiçensë, Efikasitet e Ekonomicitet etj.

E gjitha kjo, është e do të jetë e denjë për një film serial në “Netflix”, që do ja kalojë dhe serialit “House of Cards-Intrigat e Pushtetit”!

About Redaksia

Check Also

Prokurorin që hetoi dhe zbuloi fakte të rënda të krimit zgjedhor, e shkarkuan pa asnjë shkak!

Nga Ylli MANJANI Gentian Trenova ishte prokurori i Krimeve të Rënda që urdhëroi përgjimet e …