Trump: Paguajmë qindramiliardë USD për Kanadanë, pa ne nuk ekzistojnë dot

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përsëritur idenë që Kanadaja t’i bashkohet SHBA-së pasi ia vendosi një tarifë tregtare prej 25% fqinjit verior, raportojnë mediat ndërkombëtare. Ai shkroi sërish sot se “Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51-të”.

“Ne paguajmë qindra miliarda dollarë për ta SUBVENCIONUAR Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye. Ne nuk kemi nevojë për asgjë që ata kanë”, shkroi Trump ndër tjerash në platformën e tij, “Truth Social”.

Pa subvencionimin nga SHBA-ja, Trump tha se “Kanadaja pushon së ekzistuari”.

“Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – DHE JO TARIFA!”, shkroi ai.

Kanadaja, ndërkohë është në mes të një krize politike. Vendi që sapo ka parë dorëheqjen e kryeministrit Justin Trudeau, i detyrohet shumë fqinjit të tij të zhurmshëm në jug.

Tafira e vendosur së fundmi konsiderohet si fatkeqësi për Kanadanë, e cila eksporton në Shtetet e Bashkuara 75% të asaj që prodhon çdo vit.

Trump më herët kishte shpërndarë së fundmi edhe një hartë me Kanadanë si pjesë të SHBA-së. Ai pretendon se “shumë njerëzve” në Kanada u pëlqen kjo ide.

About Krye Redaktor

Check Also

Nisin arrestimet në Departamentin e Shtetit

Agjentët e sigurisë shoqëruan inspektoren e përgjithshme të Departamentit të Bujqësisë të SHBA-së jashtë zyrës …