E-maili i shpërndarë nga ekipi i Presidentit Trump për dorëheqje të punonjësve federal dhe diplomatëve njoftohet se ka mbërritur pak ditë më parë edhe në Ambasadën amerikane në Tiranë. E-maili ka përfshirë edhe stafin shqiptar.
Presidenti amerikan Donald Trump ofroi paketa dorëheqjeje për punonjësit federalë që nuk dëshirojnë të kthehen në zyrë, duke u dhënë 8 muaj pagë. Trump synon të shkurtojë vendet e punës në administratë, duke i kursyer qeverisë deri në 100 miliardë dollarë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka ofruar paketa dorëheqjeje për pothuajse të gjithë punonjësit federalë që nuk duan të kthehen në zyrë, një lëvizje që synon të tkurrë qeverinë amerikane.
Në një email dërguar miliona punonjësve të martën, administrata e tij u tha punëtorëve se duhet të vendosnin deri më 6 shkurt nëse dëshironin të ishin pjesë e një “programi të shtyrë të dorëheqjes”. Nëse ata pranojnë të largohen nga puna deri në atë datë, do të marrin rreth tetë muaj pagë.
Administrata Trump pret që deri në 10% e punonjësve të pranojnë ofertën, ose rreth 200,000 nga më shumë se dy milionë që qeveria federale ka punësuar, sipas CBS Neës.
Zyrtarë të lartë të Trump u thanë mediave amerikane se blerjet mund t’i kursejnë qeverisë deri në 100 miliardë dollarë.
Punëtorëve që dëshironin të merrnin marrëveshjen iu kërkua t’i përgjigjen emailit me fjalën “dorëheqje”. Oferta përfshin paga dhe përfitime për ta deri më 30 shtator.
Trump ka njoftuar se punonjësit federalë që kishin punuar në distancë që nga periudha e pandemisë Covid do të kthehen në zyrë pesë ditë në javë. Gjatë fushatës, presidenti amerikan u zotua për të shkurtuar administratën dhe shpenzimet federale.
Ai ngarkoi Elon Musk dhe Vivek Ramasëamy me detyrën për të udhëhequr një trup këshillues të fokusuar në shkurtimin e rregulloreve, shpenzimeve dhe numrit të punonjësve brenda qeverisë.