Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me banorët e Dajçit, një nga zonat me emigracionin më të madh në bashkinë Shkodër.
Në postimin e tij në Facebook, Spahia thekson se me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të bëhet dëmshpërblimi për dëmet e përmbytjeve, si dhe do i jepet zgjidhje problemi i energjisë.
Postimi
Në takimin me banorë të Dajçit, një nga zonat me emigracionin më të madh në bashkinë Shkodër.
Diskutuam për problematikat me të cilat përballen prej vitesh.
– Mashtrimin dhe harresën e plotë të qeverisë për çështje të një rëndësie madhore për ta siç është mos dhënia e dëmshpërblimeve për dëmtimet nga përmbytjet të bizneseve/banesave dhe bimëve dekorative nga e cila preken rreth 15.300 banesa në qytet në Bahçallek dhe në krejt Nënshkodrën.
Gjatë bashkëbisedimit i sigurova banorët e kësaj zone se qeveria e Partisë Demokratike do të realizojë dëmshpërblimin e tyre ashtu siç bëri në rastin e përmbytjes së parë.
– Një tjetër shqetësim i madh për këta banorë, të cilin i premtova që do e zgjidhë qeveria e PD-së, është edhe mungesa e energjisë elektrike dhe shkëputja e saj sa herë fryn një fllad i lehtë.
Mungesa e subvencionimeve në bujqësi etj. ishin tema diskutimi gjithashtu.
– Folëm për regjistrimin dhe votën e familjarëve dhe banorëve të shumtë të kësaj zone në emigracion, sii dhe për protestën madhështore të datës 8 Shkurt në Tiranë.