Zjarr edhe në një tjetër Spital në Tiranë

Spitali Psikiatrik në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informoi se zjarri ka rënë në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë por ‘pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin’.

Policia njofton se nga flakët janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë në Kongresin amerikan: Në Shqipëri nuk lejohen zgjedhjet e lira

Fatmir MEDIU Kënaqësi që të bashkëorganizoja me Kongresmenët Pete Sessions dhe RIbert Aderholt, Forumin e …