Seancë në Kongresin amerikan: Shqipëria, vend autoritar me krim dhe korrupsion

Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën të mërkurën nevojën për solidaritetin e democracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani. Ata folën në një Forum për çështjet e sigurisë që mbahet çdo vit në Kogres dhe shprehën nevojën e bashkëpunimit me administratën e re të Presidentit Donald Trump mes sfidave madhore globale.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bashkëorganizoi me kongresmenët amerikanë Pete Sessions dhe Robert Aderholt Forumin e Sigurisë “Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit në Europë.”, i cili u zhvillua në Kongresin Amerikan në Uashington DC. Me përfaqësues të qeverive dhe parlamenteve nga 25 vende të botës, Forumi dha mesazhin e solidaritetit të vendeve demokratike dhe nevojën e bashkëpunimit me administratën e re të Presidentit Trump përballë regjimeve si Rusia, Kina dhe Irani.

Kongresmeni republikan Pete Sessions u tregua i gatshëm, që bashkë me kongresmenë të tjerë, të çojë në vëmendjen e Sekretarit amerikan të Shtetit Mark Rubio rëndësinë suksesit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mbajtjen e tyre larg ndikimit dhe dezinformimit, veçanërisht atij rus dhe kinez.“Sekretari Rubio duhet të sigurohet që kjo të jetë një përparësi e administratën së re. Synimi i Donald Trumpit është që të gjithë të kenë një të ardhme më të mirë jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por ta shohin Amerikën si mikun e tyre”, tha anëtari Republikan i Kongresit Pete Sessions në një intervistë për Zërin e Amerikës, që ndoqi nga afër Forumin e Sigurisë, të bashkëorganizuar nga Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Zoti Mediu shprehu pikëpamjen e tij se përpjekjet e aktorëve keqdashës si Rusia, Kina apo Irani duhen përballuar duke ndërtuar rrugë komunikimi ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një nga shqetësimet kryesore që zoti Mediu ngriti në mënyrë të posaçme për Shqipërinë dhe disa vende ballkanike ishte fenomeni i putinizmit të partisë në pushtet. “Ndërsa flasim për kërcënimet nga Kina, Rusia, Irani jemi përballë një rreziku ku autoritarizmi dhe Putinizmi shfaqen qartë në Shqipëri dhe në vendet tona në Ballkan. Kemi problem me mosrespektimin e kushtetutës dhe ligjit, krimin e organizuar dhe korrupsionin, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimin e gjyqësorit si armë politike kundër opozitës. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kjo është e papranueshme”- u shpreh zoti Mediu.

Në Forumin e Sigurisë, të bashkëorganizuar nga kryetari i Partisë Republikane dhe dy anëtarët e Kongresit amerikan, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tregoi çfarë pritshmërie ka Kosova nga Presidenti Trump. “Tani që Presidenti Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, përmes formulës së tij paqe përmes forcës, është e rëndësishme që Amerika të tregojë udhëheqje të vërtetë jo vetëm ndaj miqve të vërtetë por edhe atyre që po sjellin pranë rajonit tonë Rusinë, Kinën dhe Iranin”.- tha Presidentja e Kosovës pa e përmendur drejtpërsëdrejti Serbinë.

Në Forumin e Sigurisë, të zhvilluar në Kongresin Amerikan, morën pjesë disa kongresmenë, kryetari për Europën, kongresmeni Kith Self, Kryetari i Komitetit për Kinën Kongresmeni John Moolenaar, Ish-komandanti NATO-s dhe Këshilltari i Presidentit për Sigurinë,Jim Jones, asitent-sekretari i Mbrojtjes Dan Fata, analisti Edëard Joseph, Drejtori për Europën I Institutit Republikan Paul McCarthy, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Ish-Presidenti i Ukrainës, Poroshenko, ish-kryeministri I Polonisë Moraëiecki, eurodeputetë, ministra dhe deputetë të Ballkanit.

About Krye Redaktor

Check Also

Boçi takime në Pavia dhe Fossano: T’i japim fund qeverisjes kriminale, të rrëzojmë Ramën!

Nënkryetari i PD, Luciano Boçi, ka udhëtuar drejt Italisë ku ka zhvilluar takime në zonën …