Shqipëria kopshti sorosian i Evropës Juglindore

Nga Luçiano BOÇI

Soros ka transformuar krejtwsisht Shqipwrinw pwrcaktoi njw gazetare amerikane në analizën e saj kushtuar vendit tonë.

Fjala me e saktë do ishte ka përmbysur gjithcka ne Shqipëri.

Projekti i kësaj përmbysje u financua për vite të tëra dhe u përqendrua në kontrollin e politikës, medias, drejtësisë dhe shoqërisë civile nga Soros.

Sjellja prej tyre e Ramës në pushtet si pjesë e sektit, i hapi rrugë fazës së fundit për ta bërë Shqipërinë kopshtin origjinal sorosian, një shembull intrigues se si demokracia mund të marrë pamje diabolike.

Vetë Aleks i bie gjoksit (jo vetëm) tek e përmend rastin e Shqipërisë si rast suksesi dhe autorët e këtij diabolizmi si vëllezërit e tij.

Synimi ishte i qartë.

Instalimi i një axhende që godiste thelbin gjinor të shoqërisë dhe që godiste thelbin politik të pluralizmit.

Diferencat gjinore u relativizuan në emër të barazisë sociale, disintegrimit të familjes, duke e sulmuar në bazën e saj si koncept arkaik dhe mosdiskriminimit shumë drejtimësh. Vëmendja kryesore kaloi drejt promovimit të sojit të transgjinorëve dhe të

Shkatërrimi i thelbit të pluralizmit ndoqi pesë rrugë.

Rruga e parë ishte ishte shndërrimi i partisë socialiste në parti transpolitike (transgjinore) me emër impresionues Rilindje. Parti që nuk ishte më e majtë klasike, por një e majtë e llojit të ri. E emërtuar ekstreme, por pa lidhje me ekstremizmin bolshevik revolucionar. Ekstremizmi lidhet me agresivitetin që ajo adoptoi për të maksimalizuar pushtetin, duke rrëzuar çdo parim e standart e duke kriminalizuar ideologjinë dhe ekonominë.

Rruga e dytë ishte eleminimi i opozitës dhe posaçërisht eleminimi i Partisë Demokratike.

Drejtimet e ndjekura për këtë u lidhën në një anë me korruptimin e lidershit të ri dhe në anën tjetër me ekzekutimin dhe arrestimin e lidershipit tradicional konservator, duke përdorur lobimet e paratë për të shpallur nongrata Berishën dhe duke përdorur drejtësinë e kapur sipas një projekti të menduar dhe investiar mirë.

Rruga e tretë ishte deligjitimimi i votës. Vota dhe kjo u synua të bëhej transpoltike dhe transgjinore e të humbiste shtratin politik.

Njerëzit duhet të votonin pas kësaj ose për interes, ose prej frikës e dhunës, ose për para.

Rruga e katërt ishte futja dhe stimulimi në shahun politik të partive hermafrodite, me parime ideologjike mikste brenda të cilave sundon si tipologji ambicja ekstreme personale përtej synimeve politike.

Hermafrodizmi është kaq dinamik brenda tyre sa ato nuk puqen as me njëra-tjetrën. Ishin këto parti hermafrodite që u projektuan të zevendësonin të djathtën klasike konservatore.

Rruga e pestë ishte kontrolli i plotë i mediave, drejtësisë dhe i shoqërisë civile nëpërmjet një rrjeti të sofistikuar organizatash, mbështetejesh me procese të montuata vetingu, financime për media e emisione specifike e gazetarësh me qëllim kontrollin dhe manipulimin e opinionit publik.

I gjithë ky operacion kishte dhe një dalje ekonomike dhe gjeopolitike.

Nga pikëpamja ekonomike Shqipëria u shndërrua në një laborator të efekteve të mbështetjes e promovimit së narkozimit (kanabizimit e jo vetëm) të ekonomizë dhe në një laborator të efekteve të pastrimit të parave që vijnë nga korrupsioni galopant, krimi i organizuar kombëtar e transnacional dhe spekullimi financiar tipik sorosian.

Gjeopolitika u bë pronë dhe lëvizi sipas orekseve të Soros duke përdorur manekinin Ramë.

Aleks ishte stërmbullari i rritjes së dominimit serb në rajon dhe nismave që çonin ujë në këtë mulli.

Prania antizyrtare e tij në nisma të Open Ballkanit dhe shkëmbimin e territoreve i jepnin atij titullin e padronit real të rajonit dhe të Shqipërisë.

Pas shumë vitesh investim Soros krijoi kështu kopshtin e tij në një vend tërheqës dhe mahnistës për nga surprizat e mosnjohjet.

Me Ramën që drejton këtë spekullim politik me fitime marramendëse, Soros sot mburret ndërkombëtarisht.

Flamuri i tij shumëngjyrësh ende valvitet “krenar” në vendin tonë shkëmbor, në mes të Europës.

About Redaksia

Check Also

SPAK-u, kjo farsë e madhe!

Iva V.GRILLO Po lexoj qe “heronjte e femijeve tane” te cilet ankohen se nuk kane …