Marine Le Pen doli para mbështetësve të saj menjëherë pas shpalljes së rezultateve të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale në Francë që i dhanë fitoren rivalit të saj Emmanuel Macron.
“Sigurisht që do të donim që rezultati të ishte ndryshe. Me më shumë se 43% të votave, kjo përfaqëson një fitore të habitshme. Miliona bashkatdhetarë tanë kanë mbështetur Frontin Nacional.
Jemi më të vendosur se kurrë. Nuk kam qefmbetje. Nuk do ta harrojmë Francën. Idetë që ne përfaqësojmë kanë arritur lartësi të reja. Në këtë disfatë, nuk mund të mos ndjej një shpresë” – tha Le Pen që hodhi poshtë raportimet se planifikonte të tërhiqej nëse nuk fitonte.
“Do të vazhdoj angazhimin tim ndaj Francës dhe francezëve. Për disa javë do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Kjo nuk ka përfunduar ende. Ne e shpallim të hapur betejën për parlamentin” – tha ajo.