Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët foli mbi protestën e radhës, duke e cilësuar atë si një ngjarje të veçantë.
Ai theksoi se, ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo do të jetë një demonstrim i fuqishëm në shesh. Sipas Berishës, strategjia dhe hapat që do të ndërmerren do të bëhen të ditura në momentin e duhur.
“Kjo nuk është protesta e parë. Kam qenë edhe në të tjera, por kjo është e veçantë.
Kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh.
Ato ishin protesta me veprime.
Skenari nesër do shpallet plotësisht se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona”, tha Berisha.