Leskaj takim në Firenze: Votimi i diasporës, mundësi që të rrëzojnë narko-diktaturën e Ramës!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, njëkohësisht deputet i kësaj force politike, ishte në Firenze të Italisë në zonën e Fiesoles, së bashku me kryetarin e PD Vlorë, Atird Hoxha dhe ish-deputetin Dashamir Tahiri, nga ku organizuan një takim mbresëlënës me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë atje.

Leskaj shkruan se, votimi i diasporës, hap një tjetër faqe të rrugëtimit demokratik të Shqipërisë, si një kapitull i ndritur i saj, ndërsa përfshirja e shqiptarëve të diasporës u ka dhënë atyre mundësinë për të rrëzuar narkodiktaturën e Rilindjes së Ramës.

Postimi

Sot, datë 9 shkurt 2025, së bashku me Kryetarin e PD Vlorë z.Atird Hoxha, ish-deputetin z.Dashamir Tahiri organizuam një takim mbresëlënës, entuziast me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Firenze (Fiesole).

Është hera e parë, që bashkëatdhetrëve tanë jashtë Shqipërisë ju jepet e drejta, kaq e vonuar, ër të votuar/zgjedhur, dhe si e tillë ajo pasqyron një moment të madh historik për të gjithë ne.

Votimi i emigrantëve, bashkëqytetarëve, bashkëkombësave tanë në diasporë i hap një tjetër faqe rrugëtimit demokratik të Shqipërisë, si një kapitull i ndritur i saj. Përfshirja e shqiptarëve të diasporës i ka dhënë atyre mundësinë për rrëzimin narkodiktaturës së Rilindjes së Ramës!

Bashkëatdhetarët tanë në Firenze, sidomos ata vlonjatë, përfaqësojnë një komunitet dinjitoz, të mirë-integruar, të përkushtuar e punëtorë, të cilët për vite me radhë kanë dëshmuar se janë një aset i vyer i Shqipërisë e Vlorës.

Mesazhet që përcollën, na bejnë të vazhdojmë krenar e besimplotë drejt fitores së 11 Majit, ku vota e diasporës do jetë vota e ndryshimit.

Unë do të desha të falenderoj gjithashtu miqtë e mi jo të paktë vlonjatë që erdhën më takuan dhe ndihmuan me organizimin e këtij takimi dhe më ofruan mbështetje për regjistrimin në listën e votuesve tanë në platformën e KQZ!

Takimet në zona të tjera të Firenzes, me bashkëatdhetarët tanë do jenë pjesë e punës/takimeve tona në diasporë, si një kërkesë nga vet ata për të vazhduar takimet në zona të tjera të Firenzes!

 

About Redaksia

Check Also

“Ka luftë civile mes dy grupeve në PS”/ Deklarata e gazetarit

Gazetari Lutfi Dervishi e ka cilësuar si një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut …