Merret vendimi për arrestimin e Erion Veliajt

Burimet mediatike po raportojnë arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, bëhet me dije se forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj kryebashkiakut socialist.

Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë, emri i të cilit ende nuk dihet.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarët por ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo SPAK-u.

About Redaksia

Check Also

80 aparaturat e sekuestruara/ Gazetari: Brenda vitit Rama do të jetë i pandehur!

“Brenda vitit 2026 Rama do të jetë i pandehur”, kështu u shpreh gazetarii Basir Çollaku …