Arrestohet biznesmeni i afërt i Veliajt, Elman Abule

Biznesmeni Elman Abule njeriu i afërt i Veliajt është arrestuar me urdhër të SPAK.

Ai më datë 9 janar 2025, u mor në pyetje katër orë nga ana e SPAK.

Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pas dëshmisë, ai refuzoi të komentonte para mediave. Abule u pyet një ditë pasi SPAK mori dëshminë e bashkëshortes se tij Marisa Nito.

Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut Erion Veliajt është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës.

About Krye Redaktor

Check Also

Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në duke mos na dorëzuar dokumentet! Votat janë mbushur në zyrat e PS

Lideri i opozitës, Sali Berisha, vijon të denoncojë manipulimin e votës së diasporës, duke ngritur …