Berisha poston foton: Radhë për të votuar për kryetarin e PD në Bulqizë  

Partia Demokratike vazhdon zgjedhjet për drejtuesit e saj në degët e vendit. Ajo që bie në sy është pjesëmarrja masive e demokratëve në këto votime.

Sot votohet për kreun e PD në Bulqizë dhe Himarë. Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha publikoi një foto nga votimet në Bulqizë. “Demokratët e Bulqizës vendosin për kryetarin e tyre!”, shkruan Berisha.

Në foto shihet dyndja e demokratëve për të votuar sipas parimit ‘një anëtar- një votë’.

Kandidatët për kreun e PD në Bulqizë janë:

  1. Fatos Jaho Hoxha
  2. Shaqir Mislaf Manjani

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply