LaCivita ka ardhur si menaxher i fushatës së opozitës për të firmosur fitoren në 11 maj

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, Chris LaCivita ka ardhur si menaxher i fushatës së opozitës shqiptare për të firmosur fitoren në 11 maj.

“Sigurisht që ai ka ardhur si udhëheqës, menaxher i fushatës së opozitës shqiptare për të firmosur fitoren në 11 maj. Jashtë çdo dyshimi që ne kemi një kontratë, e  cila do të jetë 100% transparente në përputhje me ligjin shqiptar dhe amerikan. Për këtë i siguroj qytetarët se nuk mund të ketë as më të voglin dyshim.

Unë i kam dëgjuar shifrat e cituara dje nga më të afërmit e Ramës. Unë them që Zoti i ndihmoftë ti shumëfishojnë në shifra, por të dashur qytetar, asgjë nga këto nuk ka të vërteta. Kjo është e vërteta.

Ne do të bëjmë publike, gjithçka është në përputhje absolute me ligjin dhe me burime të kristalta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …