CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Kryesia e PD merr vendimin për primaret

PD më 1 mars, do të zhvillojë primaret.

Vendimi është marrë nga kryesia e  PD, në mbledhjen e së martës së 11 shkurtit, ku ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve, të realizohet në nivel qarku.

Tre propozimet kanë qenë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare. Ajo që është zgjedhur është në nivel qarku.

Në mbledhjen e djeshme është diskutuar edhe rregullorja e primareve, ku këto do të jenë primare kualifikuese.

Referuar vendimit të Kryesisë, secili qark do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së, dhe numrit të kandidatëve.

Ata të cilët kalojnë pragun (secili qark do të ketë një prag), kualifikohen dhe emrat e tyre do të vijnë në Kryesinë e PD-së. Më pas do të jetë Kryesia e PD që do të vendosë, se cili kandidat do të jetë në listat e mbyllura dhe të hapura.

Ky vendim më pas do duhet të kalojë edhe në Keshillin Kombëtar.

About Redaksia

Check Also

PD kërkon përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës. …