Nga Redin HAFIZI
Në një deklaratë publike Rama ka deklaruar që kutitë mavi të bëhen të kuqe. Këtu Rama i shpall luftë politike politikës Amerikane. Ai përmendi emrin e Erion Braçes kur një tjetër Erion po shkonte në burg. Pra Rama po kërkon të shkojë tek partia origjinale e 1941. Këtë lidhje e ka mbajtur Erion Braçe, por do të thosha me siguri Elisa Spiropali përmes dashurisë së saj për letërsinë dhe miqësinë me kolosët e letërsisë së realizmit socialist. Këta kanë qenë patriarkët që na kanë paraqitur në botë si të kuq.
Ne u dhunuam nga të kuqtë në Shqipëri për 83 vjet dhe ishte Soros që nisi revolucionet me ngjyra nëpër lindje pasi ai donte të krijonte perandorinë Soros në lindje të Europës. Prej tij lindi revolucioni mavi në Shqipëri dhe ky revolucion pati viktima në 21 Janar. Emaili i George Soros drejtuar Hillary Clinton atë natë ka treguar shumë fakte për të inkurajuar krimin e vrasjes. Soros deklaron në email se individë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova po vinin në Tiranë atë ditë. Kush i jepte këto informacione? Kush e drejtonte grushtin e shtetit mavi në Shqipëri?
Pra, tani Rama del jashtë kushteve të grushtit të shtetit që ndodhi në 21 Janar. Si rezultat i grushtit mavi, Bamir Topi kontrollon bashkinë e Tiranës. Ai ishte President kur Kryeministri i vendit po sulmohej nga mafia. Është kjo mafie që sot qeverris në kushtet e grushtit të shtetit, pra çdo kryetari i qeverrisë do të bëhet. Prandaj tani do të jeni në origjinë, pra sipas Ramës të gjithë të kuq. Nuk ka më Rilindje pasi nuk ka më Soros. Pra tani Edi Rama do të rikthejë kërrmën e vjetër të PKSH,PPSH, PSSH. Ai po thërret të kthejë të kuqtë në Shqipëri, por kjo e kthen kundër USA.
Gazeta RD