Drejtorët dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës si dhe militantë të Partisë Socialiste janë rikthyer për herë të tretë mbrëmë jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme për të protestuesar kundër drejtësisë dhe për të dalë në mbështetje të shefit të tyre Erion Veliaj.
Më pas, ata kanë bllokuar derën e GJKKO-së dhe kanë pritur aty deri sa ka dalë fugoni i Policisë, ku brenda saj ndodhej dhe Erion Veliaj.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ata vendosin pankarta mbi fugon, teksa godasin me shuplaka edhe xhamat, duke brohoritur “Lali, lali”.
Erion Veliaj është dërguar në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet edhe ish-ministri Ilir Beqaj.