“Çfarë mielli ke marrë, s’ta kanë dhënë të mirë”, qytetarët “masakrojnë” Ramën

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, teksa komentonte arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Një qytetar e pyet se “çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë”, duke nënkuptuar se ka konsumuar drogë para se të niste lidhjen direkte.

Rama i drejtohet duke i thënë se droga e tij është një tjetër lloj teksa shton më tej se një njeri anormal i duhet Shqipërisë.

Edi Rama: Të mos më bëjë mua njeri “lule mos prek”, jam njeriu më i sulmuar.

Eh mos u bëni komplet qesharakë disa këtu, Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë, s’kam nevojë fare për atë, është tjetër droga ime. Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë,. Që i vogël arti dhe më pas beteja politike. këto të tjerat janë muhabete që ata ua thonë mbase i kanë provuar vetë të gjitha. Pa i mëshuar tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet. Kush nuk i mëshon tavolinës të ikë në punë të vetë. Ishte njëri për garën e Tiranës që thoshte “si mund të votoni Ramën kur është anormal”. Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë, i mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë.

 

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …