Berisha i përgjigjet Taulant Begoyarisit

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament ka kundërshtuar akuzat e Taulant Balla, duke theksuar se çdo pagese e bërë nga ai dhe familja e tij ka qenë e ligjshme dhe e dokumentuar. Ai ka theksuar se të gjitha transaksionet janë realizuar përmes rrugëve bankare dhe janë deklaruar në ILDKPI, duke iu referuar transparencës totale mbi burimet e të ardhurave.

“Ju e dëgjuat Taulant Begoyarisin që bëri një deklaratë për pagesat që kam bërë unë në Angli për avokatin.

Tani përgjigja ime: Çdo qindarkë e paguar për të bërë transparencë nga unë dhe familja ime, është bërë në rrugë bankare.

Çdo qindarkë është deklaruar në ILDKPI. Asgjë pa deklaruar.

Çdo qindarkë është tatuar dhe e ardhur nga burime të ligjshme dhe të deklaruara. Paratë e paguara nuk vijnë nga biznese që ditën fitojnë tendera dhe natën derdhin ryshfete në llogaritë e Jolkës dhe Erionkës, apo të Edit dhe të Lindës, të dyve.

Nuk është bërë me eurot apo fondet e taksëpaguesve europianë apo amerikanë, që pëfundojnë në fustanet e Jolkës, në orgjitë e Erionit.

Nuk janë paratë e inceneratorit që nuk ekziston, të grabitura nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Nuk janë as paratë e checkup që lë pa ilaçe të sëmurët me sëmundje malinje.

Nuk janë paratë e sterilizimit, të grupit të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën.

Nuk janë paratë që Edi Rama përmes Duçkëve të tij, i jep për të korruptuar McGonigalin.

Nuk janë as nga lidhjet me bandën e Elbasanit, që përdor Taulant Balla kjo prostitutë politike për të burgosur kundërshtarët e tij politikë.

Kjo është deklarata lidhur me ato ç’ka tha njeriu me 5 mbiemra, njeriut të cilit prap ua kam lexuar dhe lexoj, sepse është minierë në botën e nëndheshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …