“RD”
Kur menaxheri i fushatës së Trump Chris LaCivita mbërriti në Tiranë me misionin për të mbështetur PD dhe Berishën në fitoren e 11 majit ai u kujdes për një detaj të rëndësishëm politik vetëm pak orë pas mbërritjes së tij në kryeqytet.
Nuk shkoi të vizitojë Ambasadën amerikane në Tiranë, as të takojë në ndonjë bar apo restorant ndonjë diplomat të saj, por i kërkoi dikujt nga stafi shqiptar ti dërgonte një mesazh diplomatëve të Ambasadës. “U thuaj atyre se në Uashington ka ardhur një Sherif i ri”. Bashkëbiseduesi i tij e mori si një shaka, por ai ja përsëriti dy herë si për ti kujtuar se nuk bënte shaka.
JD Vance mbërriti në Konferencën e Sigurisë në Munih me paralajmërimit e stafit të tij se do të mbante një fjalim brutalisht të ashpër ndaj politikës europiane. “Kërcënimi i Europës nuk është as Rusia, as Kina nuk është ndonjë aktor tjetër i jashtëm. Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda, tërheqja e Europës nga disa nga vlerat e saj më themelore, vlerat e përbashkëta me Shtetet e Bashkuara. Nëse keni frikë nga zgjedhësit tuaj, Amerika nuk mund të bëjë asgjë për ju”. JD Vance ashtu si LaCivita në Tiranë u kujtoi udhëheqësve europinë se në Uashington tani ka ardhur një Sherifi i ri.
Mesazhi është i qartë, Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar veten për të ndryshuar Europën dhe padyshim edhe Shqipërinë. Koha e lavazhit të trurit nga gogoli i armiqve të jashtëm ka marrë fund dhe se tezat idiote se për vende si Shqipëria se “ka më shumë rëndësi stabiliteti se demokracia” janë tashmë të hedura në koshin e plehrave bashkë me ata që i mbronin këto teza.
Sherifi i ri i Uashingtonit, Presidenti Trump ka rrëzuar përfundimisht perden e re të hekurt të dktaturës sorosoiane që ishte ngritur mbi të gjitha forcat e djathta në Europë. Ndryshimi nis në Shtetet e Bashkuara, do të vijojë në Gjermani për të mbërritur me 11 maj në Shqipëri.