Deputeti i PD Edi Paloka, i ftuar në ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, Edi Rama kërkon të ketë një opozitë që i miraton gjithçka që ai do.
Paloka e emërtoi këtë opozitë si ‘kërpërata numër 2’, pas asaj opozite që zuri vendet e deputetëve që dorëzuan mandatet në vitin 2019.
“Vetë Rama e ka përcaktuar se kush duhet të jetë opozitë e përshtatshme për ta. Kjo është një marrëveshje e heshtur, e pranuar nga të dyja palët. Që Rama kërkon opozitën që do, kërpëratën numër 2.
Rama kërkon një opozitë që të votojë çfarë do gjejë që ai kërkon.
Aq e rrezikshme sa rezultoi kërpërata numër 1, që miratoi Rama çfarë dëshironte, kaq e rrezikshme është edhe kërpërata 2.
Ne jemi në rrezikun e zhdukjes së demokracisë. Sot deputetët janë të zotët e vetes të vendosin, duan t’i bashkohen grupit të deputetëve dhe të ndjekin ata që i kanë votuar për të qenë deputet, ose të bëhen pjesë e kërpërata numër 2.
Që para 6 marsit, së bashku me Sali Berishën, u kemi kërkuar që t’i bashkohen bazës, atyre që i kanë votuar. Një pjesë ardhën, një pjesë janë ende e lëkundur dhe shtojnë kërkesat përditë, ndoshta e shikojnë si mënyrë përfitimi. Disa e kanë kthyer në një pazar”, tha Paloka.