Në një mesazh në faqen e tij në facebook, Berisha shkruan se “në këtë takim diskutuam mbi bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në përgatitjen e progamit tonë elektoral”.
Postimi
Të dashur miq,
Sot pata nderin të pres në zyrën time në selinë e Partisë Demokratike Z. Geoffrey Van Orden, ish Kryetar i Grupit Konservator të Britanisë së Madhe në Parlamentin Europian dhe Themeluesin e Fondacionit të Konservatorëve Europian Neë Directions, Kryetare Nderi e së cilës ka qenë Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lady Thatcher. Në këtë takim diskutuam mbi bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në përgatitjen e progamit tonë elektoral. Z. Van Orden shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Shqipëri me ftesë të Partisë Demokratike dhe Institutit Albanian Policy Center, ndërsa shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin tonë të frytshëm. Me Van Orden, biseduam për situatën e rënduar politike në Shqipëri, narkoshtetin shqiptar si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit dhe fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në këtë takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Z. Geoffrey Van Orden, Znj. Fannie Van Orden dhe Znj. Edith Harxhi, Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Gazeta RD