FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA ME SHIQPTARËT NË HAMBURG
Të nderuar bashkëatdhetarë, zonja e zotërinj, motra dhe vëllezër! Më lejoni që ta nis fjalën time duke ju përcjellë përshëndetjet më të përzemërta të kryetarit të PD, liderit të opozitës shqiptare, Prof. Dr. Sali Berishës, për ju, për çdo shqiptar të diasporës.
Sali Berisha dhe PD, si ideues dhe projektues të së drejtës së votës për diasporën, besojnë shumë te dimensioni i votës suaj. Besojnë shumë tek fuqia e vullnetit tuaj për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri të barabartë për të gjithë dhe të aksesueshme për të gjithë, për një Shqipëri të jetueshme për çdo shqiptar.
Vëllezër dhe motra, ne jemi të bindur pafundësisht se, fuqia e ndryshimit të Shqipërisë qendron në duart tuaja dhe se vota juaj do t’i japë një shans transformimit të atdheut tonë të dashur. Do të jetë vota juaj që do të çlirojë Shqipërinë tonë të dashur nga kthetrat e mafies së Xhorxh Soros që e ka kthyer atë prej 12 vitesh në një plagë lufte që ndahet nga barbarët e pushtetit.
Të dashur motra dhe vëllezër!
I dashur z.Musa, z.Idriz, ju sot kandidoni për të djathtën, për CDU dhe aleatët e saj. Ju do keni sot mbështetjen e shqiptarëve të Hamburgut dhe të gjithë Gjermanisë, sepse shqiptarët nuk mund të mbështesin kurrë një të majtë, e cila në programin e saj ka bosht kryesor, boshtin dhe platformën e Xhorxh Sorosit.
Sepse shqiptarët janë të thirrur sot në diasporë, të thirrur nga historia në një moment kritik. Ju, vëllezër dhe motra jeni të thirrur në një moment të rëndësishëm ku përcaktohen fatet e vendit tuaj. Ju jeni të thirrur për të vendosur fatet e demokracisë në Shqipëri. Jeni të thirrur që të bënin ndryshimin e madh dhe të shumëpritur në 11 maj nga çdonjëri prej jush, çdo familjari juaj, çdo shqiptari.
Ju, vëllezër dhe motra jeni shpresa e ndryshimit. Ndaj thirrja jonë për ju sot është, këtu në Hamburg, në çdo qytet në Gjermani, të Europës dhe botës. Regjistrohuni, shpresa është tek ju. Mos neglizhoni! Regjistrohuni! Vota juaj është shpresa e ndryshimit.
Është fat i madh për Shqipërinë dhe për shqiptarët që, më në fund ju do ushtroni të drejtën e votës dhe me votën tuaj të mundësoni të sillni dritën në errësirën 12 vjeçare që solli Rama dhe e pllakosën në vendin tonë.
Ju me votën tuaj, do të impononi të mirën për të cilën ka nevojë jetike ai vend. Do të impnoni të mirën mbi të keqen që 12 vjet ka mbjellë narkoregjimi i Xhorxh Soros dhe kukullës së tij, Edi Rama.
Me votën tuaj, vëllezër dhe motra, ju do të ngjallni shpresën dhe do të mundësoni që ajo të dominojë mbi dëshpërimin e mbjellë nga Rama dhe Rilindja. Ju, do të shpëtoni Shqipërinë tonë të dashur. Ju, do ta bëni Shqipërinë me votën tuaj të ndihet krenare dhe të ndihet zonjë e madhe mes vendeve tjera të BE-së.
PD dhe ne demokratët, ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës, ju vëllezër dhe motra të diasporës për kontributin jashtëzakonshëm që keni dhënë dhe keni ushtruar në gjithë këto vite.
Vëllezër dhe motra, keni nevojë për nëj qeverisje të denjë, për një qeverisje që zhvillon Shqipërinë. Ju, keni nevojë për një qeveri që ka prioritet shqiptarët dhe hallet e tyre, dhe jo plaçkitjen e tyre. E tillë do të jetë qeveria e PD dhe e Sali Berishës pas 11 majit.
Shqipëria, ju, keni nevojë ëpr nëj forcë politike që ka një program ku në qendër është qytetari dhe Shqipëria, dhe jo patronazhistët partiak të rilindjes.
Në programin e PD do ta gjejë veten çdo shqiptar, do ta gjejë veten pensionisti, gjimnazisti, studenti, mjeku, artisti, arsimtari, profesionisti i lirë, fermeri dhe peshkatari, i papuni dhe i vetpunësuari. Ne kemi një paketë emergjence që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Ne kemi vendosur që Shqipëria të ketë një minimum jetik prej 200 eurosh për t ëpapunin, për pensionistin, apo për atë me ndihmë ekonomike.
Detyra është e qeverisë që të përballojë shpenzimet e familjes dhe familjarëve tuaj, dhe jo e juaja. Nuk do të ketë në Shqipëri kur të qeveriset nga PD dhe Sali Berisha rorogë minimale nën 500 euro. Nuk do të ketë rrogë mesatare nën 1200 euro.
Ne, do të rikthejmë fuqishëm subvencionet në bujqësi që fermeri shqiptar të mos ndihet i braktisur, që fermeri shqiptar të mos ndihet i vjedhur siç ndihet sot. Ne nuk do të kemi në qeverinë tonë Frida Krifca që vjedh taksat edhe të shqiptarëve, edhe të europianëve në programet e bujqësisë.
Qeveria e Sali Berishës dhe e PD do të rikthejë taksën e sheshtë, një taksë që sjell zhvillim dhe mirëqënie për ekonominë dhe familjet shqiptare, për familjet tuaja në atdheun tonë.
Qeveria e PD pas 11 majit do të vendosë kartën e konsumatorit që do t’i rimbursojë çdo familjari, të gjitha shpenzimet që paguan për tvsh-në e shportës.
Qeveria e PD, do jetë një qeverisje për të gjithë shqiptarët.
Për ju të diasporës, vëllezër dhe motra, do të vendosim që çdonjëri prej jush që do të rikthehet në atdhe dhe do të hapë një biznes, për 5 vjet do të ketë zero taksa, nuk do taksoheni, mjafton që të ktheheni dhe të zhvilloni vendin tuaj.
Ne, ëpr diasporën do të vendosim dhe do të rikthejmë ambasadat në shërbim, sepse sot ambasadat, këtu në Gjermani dhe në çdo vend të botës nuk janë në shërbim të shqiptarët, ato janë ferr për çdo shqiptar që ka hall dhe problem në dyert e tyre.
Ne, do ta heqim këtë farë të keqe që, në vend që të bashkojë shqiptarët, janë kthyer në përçarës të shqiptarëve dhe këtë rol po luajnë ambasadat shqiptare kudo që janë sot. Kjo kohë do të marrë fund!
Ne, do fitojmë vëllezër dhe motra, pasi koha e këtij sunduesi, koha e këtij satrapi të korruptuar ka marrë fund. Iku ajo kohë, 11 maji do të jetë varri politik i kohës së barbarëve në Shqipëri.
Ndryshimi që nisi në nëntor në Shtëpinë e Bardhë, po merr përpara edhe regjimin që u instalua në Tiranë me ndihmën e Xhorxh Soros. Sepse Xhorxh Soros ishte ideatori i persekutimit të opozitës dhe burgosjes së Sali Berishës, së bashku me Edi Ramën, kukullën e tij në Shqipëri. Kjo patericë tashmë, me fitoren e Presidentit Trump ka rënë tashmë në gjithë botën, dhe jo vetëm për Shqipërinë.
Ne jemi këtu që, në emër të PD t’ju bëjmë thirrje ju, çdo shqiptari që punon dhe jeton në Gjermani, votoni CDU-në dhe Friedrich Merz, kancelar ju keni votuar për një Gjermani më të shëndetshme, për një gjermani që ju bën më krenarë, që ju bën të ndiheni më me dinjitet. Votoni CDU-në, votoni aleancën e saj, seps ekeni votuar për familjet tuaja, për fëmijët tuaj.
Regjistrohuni në Shqipëri, mos neglizhoni asnjë votë. Çdo votë e juaja ëhtë një potencial madhor për ndryshim. Të gjithë shqiptarët atje i kanë sytë nga ju. Shqiptarët presin që ju të mundësoni ndryshimin, dhe jemi të bindur ne, që ju do ta bëni ndryshimin.
Rroftë fitorja, rroftë diaspora!